Ky është polici serb që thuhet se u v’ra sot prej shqiptarit nga Kosova
Një polic serb është vrarë mbrëmë, rreth orës 00:55 në Loznicë. Sipas mediave serbe, ai është Nikola Krsmanovq.
Po ashtu edhe një tjetër polic është plagosur rëndë, shkruan Gazeta Insajderi.
Sipas mediave serbe në vendngjarje është gjetur një pasaportë e Kosovës dhe një letërnjoftim gjerman.
Siç raportojnë mediat atje i dyshuar është Artan Hajrizi, 33 vjeçar.
Atij i është publikuar edhe fotografia e tij.
/Insajderi.org/