Mickoski dhe Mexhiti udhëtojnë për në Londër
Kryeministri Hristijan Mickovski dhe z/kryeministri i parë, Izet Mexhiti udhëtojnë për në Londër. Ata do e përfaqësojnë Maqedoninë e Veriur në një konferencë ndërkombëtare kushtuar energjetikës, transmeton portali lideri.mk.
Me këtë Mickoski dhe Mexhiti dëshmojnë se zhvillimi i sektorit energjetik do të jetë në fokusin e qeverisë së re.
Invwstimi i parë që solli qeveria e sapoformuar është nga sfera e energjetikës, respektivisht ndërtimi i një parku energjetik me vlerë 500 milionë euro./Lideri