Shqipëri

Në Kosovë jetojnë 1.5 mln banorë, Rama thotë se 1.7 mln kanë ardhur në Shqipëri

Konspiracion, sharje ndaj vlonjatëve, shifra kundërthënëse ky ishte fjalimi i Edi Ramës ditën e sotme me kryebashkiakët e vendit për turizmin.

Rama i bëri këto komente në mbledhjen me kryebashkiakët e vendit, të cilëve u ka ngecur proceset e legalizimit, premtim më i gënjeshtërt i 12 viteve më pare. Premtim jo vetëm që nuk ishte falas, por ende nuk ka përfunduar, edhe pse u tha që do mbyllej brenda mandatit të pare.

LEXO EDHE:
Më 17 korrik u pushkatuan dy poetët, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

Teksa foli për turizmin Rama i quajti dashakeqësi ndaj Shqipërisë postimet e qytetarëve shqiptarë të cilët tregojnë në rrejtet sociale një rënie të ndjeshme të turistëve në bregdetin shqiptar.

Mirëpo kryeministri jo vetëm që ishte kundërthënës në fajlën e tij, sepse në të njëjtën fjali që foli për konspiracon sulmoi edhe vlonjatët që kanë ngritur çmimet e hotelerisë e restoranteve, gjë që pranon se ka rënie të numrit të turistëve për shkak të çmimeve të larta.

Por ajo që vihet re nga fjala e Ramës është se ai ka zbuluar me pavetëdije edhe një detaj tepër të rëndësishëm për mënyrën se si i numëron Shqipëria ‘turistët’ që futen në vend.

Së pari në Shqipëri ka një rritje të numrit të turistëve dhe kjo është një gjë shumë e mirë për vendin, por sipas agjencive që masin të hyrat ekonomike nga ky sektor, rritja e numrit të turistëve nuk reflekton në rrijte të ardhurash në ekonominë e vendit.

Gjë që tregon se matja është edhe fiktive për të rritur artificialisht për propagandë numrin, gjë që është specialiteti i Rilindjes.

Po të llogarisësh mbi 1 milionë shqiptarë që janë larguar nga vendi gjatë qeverisjes së Ramës, hyrja e tyre në Shqipëri për vizita familjare, në çdo kohë, regjistrohet si hyrje turistike, ose turistë që kalojnë tranzit në vendin tonë, po ashtu regjistrohen si hyrje turistike etj.

Dhe qershia mbi tortë e gjithë propagandës së Ramës me teza konspiracioni e me sulme ndaj vlonjatëve, apo edhe kur tha se nuk ka shumë turistë në bregdet se turistët kanë filluar të ikin maleve, është numri i turistëve nga Kosova.

Kreu i shoqatës së turistëve të Kosovës ka deklaruar pak ditë më parë se pas liberalizimit të vizave, kosovarët kanë hequr dorë nga turizmi patriotik dhe i janë drejtuar vendeve tjera të rajonit e Mesdheut, deklaratë e mbështetur në të dhëna zyrtare dhe jo fjalë qesim.

Mirëpo, Rama tha sot se në Shqipëri kanë hyrë 1.7 milionë kosovarë keto muaj.

Se si mund të kenë hyrë 1.7 milionë kosovarë në Shqipëri, kur në CENSIN e fundit në Kosovë ka dalë se jetojnë 1.5 milionë banorë këtë vetëm Rama mund ta gjejë.

Pasi sipas shifrës që deklaroi ai, të gjithë kosovarët që jetojnë aktualisht në Kosovë kanë ardhur në Shqipëri për plazh dhe jo vetëm aq sa tregon CENSI se janë, por edhe nja 200-mijë më shumë.

Është e çuditshme, por kohët e fundit Rama ka filluar t’i ngjajë shumë Lulit në arithmetikë.