September 19, 2024
BallinaMaqedoni

Gashi: Mund të kemi president shqiptar në Maqedoni

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi thotë se nuk kanë hequr dorë nga modeli që presidenti i ardhshëm të zgjedhet në Kuvend dhe ai të jetë shqiptar.

Në DailyClick Gashi thotë se megjithatë, një shqiptar në Vilën Vodno mund të vijë edhe nëpërmjet modelit aktual, me zgjedhje nga qytetarët.

Sipas tij, nëse do të ishte një person që ia do të mirën vendit dhe punon në interes të qytetarëve, atë do ta votonin edhe maqedonasit.

“Mund ta votojnë edhe maqedonasit”, tha Gashi duke shtuar se edhe zgjedhja në Kuvend do të mundësohej me 2/3 e votave.