BallinaMaqedoni

Një tërmet e dridhi Shkupin

Nga Observatori Sizmologjik njoftojnë se rrjeti sizmologjik telemetrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkenca-Matematikor në Shkup, sot, 16.07.2024 në orën 14 e 6 minuta, është regjistruar një tërmet, epiqendra e të cilit i përket zonës epiqendrore të Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit ML2.0.

Siç transmeton lideri.mk, sipas të dhënave që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata e qytetit të Shkupit, me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane./Lideri