Maqedoni

Bllacë, mërgimtarit nga Maqedonia i konfiskohen 7.800 euro

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se një shtetasi të Maqedonisë së Veriut i janë konfiskuar 7800 euro në pikën kufitare “Bllacë”. Shtetasi i RMV-së po udhëtonte me një veturë të tipit Mercedes me targa të Çekisë.

“Në pyetjen e inspektorëve të Doganës nëse ka diçka për të denoncuar, ai është përgjigjur se nuk ka asgjë, ndërsa automjeti është kontrolluar, ku në çantën e tij janë gjetur gjithsej 9800 euro. Në përputhje me ligjin për çështje devizore, pasagjerit i janë kthyer 2000 euro, të cilat qytetarët e Maqedonisë mund t’i nxjerrin jashtë shtetit pa i paraqitur, ndërsa pjesa tjetër është mbajtur”, shtojnë nga Drejtoria e Doganave./tv21.tv