Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur
Zv.kryeministri për Qeverisje të mirë, Arben Fetai përmes një statusi në rrjetet sociale, ka akuzuar “Frontin Evropian” për përhapjen e lojërave të fatit në vend.
“Rreth 1.500 lokale të lojërave të fatit, apo një lokal për 1.200 banorë.
Rreth një miliard euro të hyra vjetore për industrinë e lojërave të fatit, apo mbi 50€ për kokë banori në vit.
Njerëz të zhytur në borxhe dhe në probleme të shëndetit mendor, familje të shkatërruara.
Shumica e licencave bartin nënshkrimin e tyre, me emër dhe mbiemër.
Tani që VLEN ndërmerr nismë për të ndaluar bixhozin online dhe mbyllur shumicën dërmuese të lokaleve të lojërave të fatit, thonë bixhozi duhet ndaluar tërësisht.
Ju njohim o të paftyrë, qyqarllëku i juaj nuk kalon as te qytetari”, ka shkruar Fetai.