Lajm i fundit: Janë gjetur katër të rinj në Shkup, “disa pa ndjenja”
Janë gjetur katër të rinj në një objekt në Shkup, disa pa ndjenja dhe janë dërguar në Toksikologji, raportoi Tv Kanal5, duke e përcjellë si lajm të fundit.
Siç transmeton portali Lideri.mk, lajmin për Kanal5 e ka konfirmuar drejtori i toksikologjisë, Çibishev.
Sipas Kanal5, disa prej tyre janë dërguar në kirurgji, sepse kanë edhe lëndime trupore. Do të bëhen analiza nëse kanë qenë nën ndikim të drogës ose alkoolit./Lideri