Moti i nxehtë, imamët në disa xhami të Shkupit shkurtuan hytbet e Xhumasë
Moti i nxehtë që ka përfshi Ballkanin dhe Maqedoninë e Veriut, ka detyruar qytetarët të rwsuktojnë shumë aktivitete. Reduktim sot kanë bë edhe hoxhallarët në disa xhami të Shkupit, duke shkurtuat hytben e namazit të Xhumasë, shkruan Lideri.mk.
Ata kanë bë ketë reduktim, para së gjithash për të mbrojtur xhematin që mbetet jashtë xhamisë dhe që i eksponohet nxehtit të madh, por edhe për të evituar ndonjë rast alivanosje.
Shkurtime të njëjta marim vesh se ka pasur edhe në qytete tjera.
Nga BFI thonë për Lideri.mk ae përshëndesin këto vendime të imamëve në favor të besimtarëve.
Ndryshe sinoptikët që nga mëngjesi kanë paralajmëruar se moti sot do jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri në 22, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 35 deri në 42 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperatura minimale do të ulet në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 40 gradë Celsius.
Pak freski pritet nga e mërkura e javës së ardhshme, kurse reshje shiu në fund të javës që vjen./Lideri
Shkruajti dhe redaktoi: Q. Bajrami