Aksident i rëndë në dalje të autostradës në Shkup
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në autostradën Shkup në dalje të Autokomandës, njofton Klan M.
Një veturë e tipit “Peugeot” me targa të Shkupit është përplasur me gardhin mbrojtës të autostradës. Nuk ka informacione për viktima, por sipas pamjeve aksidenti duket tejet i rëndë.
Policia pritet të arrijë në vendngjarje dhe të hetohet rasti i plotë. /tvklan.mk/