Taravari: VLEN me 7 zv/ministra, nga ASH do jenë Ismaili dhe Bexheti
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarai deklaroi se VLEN do të ketë shtatë zëvendësministra ndërkohë që publikoi dhe emrat e atyre të ASH-së pasi u shpreh se kanë kaluar në kryesinë qendrore të partisë. Sipas tij në Ministrinë e Mbrojtjes, zv/ministre do të jetë Ilfete Ismaili ndërsa në Bujqësi, Flakron Bexheti.
“VLEN e di që ka 7 zëvendësministra. E di që Aleanca për Shqiptarët ka Bujqësinë dhe Mbrojtjen, Transporti Dhe Lidhjet, Ministria për Punë të Brendshme, për Sport, Arsimi është e gjashta dhe Kultura. Unë i tregoj të ASh-së se i kemi kaluar në kryesinë qendrore. Zv/ministre për Mbrojtje do të jetë zonja Ilfete Ismaili dhe zv/ministër për Bujqësi do të jetë Flakron Bexheti”, deklaroi Arben Taravari, VLEN.