Opinion

Çakalli: Sa komandant pësuan të keqen nga “shenjtori” i UÇK-së Ali Ahmeti?

Shkruan: Avdil Jakupi, komandant Çakalli

Më shumë se 15 vite burg të vuash i pafajshëm, për një rast të montuar vetëm se nuk i shkon për “shtati” Ali Ahmetit, mund të ndodh vetëm në Maqedoni. Aliu mund të shëtitet lirshëm nëpër Kosovë e Shqipëri, e të promovoj veten si “lider suprem” i UÇK-së, por a ka fytyrë të del përpara komandantëve të vërtetë?

Ai më së miri e di se si ka montuar rastin e Komandant Çakallit, por jo vetëm, edhe shumë raste të tjera, ku disa komandant e pësuan me atentat, disa me vrasje, e disa të tjerë me burg qoftë me dekada qoftë të përjetshëm. Por, ka dhe prej tyre që përveç 15 vite burg i pafajshëm, prej rëndesës së ekonomisë, jeta të detyron të punosh në ndërtimtari për të fituar “bukën e gojës” që dikur lufte ta fitoje në atdhe, e tash Ali të detyron ta fitosh në mërgim.

Ja pra ky është Ali Ahmeti, kjo është fytyra e vërtetë e tij!

Ushtarët e vërtetë të UÇK-së sot i japin përkrahje të parezervë Arben Taravarit dhe VLEN, si qeverisje e pastër dhe e ditur. Mjaft më me ata që shitën çdo gjë shqiptare në emër të UÇK-së…