BallinaMaqedoni

Sela: Ndryshimet kushtetuese janë zgjidhja e vetme për të ardhmen evropiane të vendit

Si shkak përse u janë bashkangjitur koalicionit Fronti evropian, Ziadin Sela nga Aleanca për shqiptarët e ceki atë që nuk i kanë marrë me kohë vulat e partisë për të shkuar në zgjedhje me lista të pavarura të deputetëve.

“Edhe sot e sot nuk është vendosur për atë. Në situatë të tillë siç ishim, ne ose nuk duhej të merrnim pjesë në zgjedhjet parlamentare apo duhej t’i bashkoheshim ndonjë koalicioni”, tha Sela gjatë pjesëmarrjes së sotme në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal 5.

Sipas tij, koalicionin Fronti evropian e ka zgjehdur për shkak të angazhimeve për të ardhme evropiane të vendit, për çka, siç theksoi, tregon edhe vetë emri i tij.

“Në atë front ne u dakorduam në 100 ditët e para të ketë ndryshime kushtetuese dhe sa më parë vendi të bëhet anëtare e BE-së. Mund të arrihen qëllime politike kur kushtëzon formim të qeverisë me ndryshime kushtetuese”, theksoi ai.

Sela konsideron se tashmë nuk bëhet fjalë për kontest Maqedoni e Veriut dhe Bullgari, por edhe Bashkim Evropian. Kjo, theksoi, duhet sinqerisht t’u thuhet qytetarëve.

“Do të vijë dita kur kryeminsitri Hristian Mickoski do ta pranojë atë që duhet pranuar dhe që secili faktor politik duhet t apranojë dhe ndryshimet kushtetuese do të ndodhin. Nuk ka zgjidhje tjetër, nëse dikush ka zgjidhje tjetër, le ta tregojë”, tha Sela.

Vërejtjet e VMRO-DPMNE-së lidhur me këtë çështje, theksoi ai, do të vlejnë vetëm deri në zgjedhjet lokale, pas të cilave, siç tha, pushteti do t’i kushtëzojë ndryshimet kushtetuese.

Ai në itnervistë foli edhe për marrëveshjen e sotme të Qeverisë së vendit tonë dhe Hungarisë për bashkëpunim special financiar dhe kredi prej 500 milionë eurove, dedikaur për komunat dhe për ekonominë.

“Unë mendoj se vetëm nëse je protektorat i një shteti tjetër mund të huazosh para prej tij. E di se në demokraci liberale, para huazohen nga institucionet financiare. Kur merr para nga ndonjë shtet, kjo mund të ketë çmim politik”, tha Sela, duke shtuar se për dallim nga kjo, nëse merret kredi nga institucionet financiare, paguhet vetëm çmimi financiar.