FOTO-VIDEO/ Protesta kombëtare e opozitës, dhjetëra mijëra qytetarë mblidhen para Kryeministrisë
Dhjetëra mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të protestuar mbrëmjen e sotme te Kryeministria kundër keqqeverisjes së Edi Ramës dhe kërkesës për lirimin e Kryetarit të PD-së, Sali Berisha nga arresti politik.
Nga pamjet e ardhura në redaksinë e SYRI-t, dallohet se si qytetarët janë dyndur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit duke u pozicionuar përpara Kryeministrisë.
Grupe të ndryshme me protestues janë nisur nga Sheshi Skënderbej dhe selia blu e Partisë Demokratike.