Mickoski takohet me Ramën
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se sot në Uashington ka zhvilluar takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Mickoski shkruan: “Zhvillova takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Rajoni mund të zhvillohet vetëm nëse trajtohet shpejt e ardhmja dhe prosperiteti i të gjithë qytetarëve. Të përqendrohemi në pikat që na bashkojnë dhe janë bazë për zhvillimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira. Është koha për të filluar një epokë të re të dialogut të barabartë dhe miqësive të sinqerta”.