September 19, 2024
BallinaMaqedoni

Flet Ferzi Arifi, shoferi i autobusit që përfundoi mbi murin mbrojtës: U prish timoni!

Menaxhmenti i NQP-së është fajtor për incidentin e autobusit në “Mavrovka” pasi nuk i bën kontrollet e rregullta të autobusëve dhe në këtë mënyrë i vë në rrezik punëtorët.

Kështu deklaroi sot kryetari i Konfederatës së organizatave sindikale të Maqedonisë, Marjan Risteski.

– Ngjarja ka ndodhur dje pasi timoni nuk ka qenë në gjendje të rregullt, ka frenuar dhe falë qetësisë dhe përvojës së drejtuesit të mjetit nuk ka ndodhur një aksident i rëndë. Ky autobus, ashtu si të tjerët, u raportua se ishte me defekt, por i pa servisuar. Imagjinoni, ky autobus ka shkuar për në Vodno para disa ditësh” – tha Risteski.

Shoferi Ferzi Arifi, i cili dje ka vozitur autobusin në linjën numër “2” që përfundoi mbi murin mbrojtës në afërsi të qendrës tregtare “Mavrovka”, thotë se vazhdimisht vozisin autobusë me defekt.

“Na lanë të vozisim autobusë me defekt, timoni u bllokua” tha Arifi.

Drejtori i ri i NQP-së, nga ana tjetër, Dragi Kushovski, i ka akuzuar për përhapje të spekulimeve, i ka mohuar këto pretendime dhe ka kërkuar që të dorëzojnë raport se autobusi është me defekt.