Tu jepet hapësirë më e madhe veprimi dhe ndikimi njerëzve të ndershëm dhe të njerëzishëm në politikë
Ejup Berisha
Pyetja shumë e nevojshme dhe e domosdoshme në ambientin politik të shqiptarëve të RMV-së është se a përkrahen dhe a përparojnë në politikë njerëzit e ndershëm dhe me virtyte të larta njerëzore. Përgjigja është fatkeqsishtë Jo. Pra kjo përgjigje është jo vetëmse e saktë por edhe e shumë e rrufeshme. E njëjta nuk i lë kurrfar hapsirë dhe mundësie përgjigjes tjetër Po. Në këtë pyetje të patktën deri para një muaji ka dominuar përgjigja Jo. A ka gjasa që kjo gjendje të ndryshon përgjigja është Po të shpresojmë se do të ketë ndryshime. Me fillimin e nismës dhe të veprimeve për tu bërë ndryshimet e nevojshme dhe të domosdoshme në skenën politike të shqiptarëve këtu në vendin tonë si rezultat e zgjedhjeve Parlamentare të muajit Maj të shpresojmë se do të ketë ndryshime edhe në raport me çasjen jo korrekte dhe jo të drejtë ndaj personave të ndershëm dhe njerëzorë në skenën politike shqiptare të RMV-së. Shpresa i mbanë jo vetëmse në kondicion të mirë por ajo i mbanë edhe gjallë njerëzit. Të shpresojmë pra se ka ardhur koha që njerëz të ndershëm, të sjellshëm, të edukuar, të kulturuar dhe të arsimuar të bëhen më në numër pjesë të politikës.Këta nuk do të jenë vetëmse praktikant në politikë por do të jenë dhe ideolog por edhe mësues politik. Mjaft ne shqiptarët kemi qenë argat të politikave të deritashme antikombëtare dhe jo njerëzore që janë përpiluar konceptualizuar dhe janë zbatuar në dëmin tonë. Kjo gjendje dhe ky realitet i disfavorshëm për ne duhet jo vetëm të ndryshoj por edhe të ndërpritet. Ne shqiptarët duhet bërë Zot të vetvetes pra ne duhet që të vendosim vet për vetveten e jo dikush tjetër të vendos për ne.Pra ne dhe vetëm ne e dimë më mirë dhe më realishtë dhe më sakt se çfar na duhet dhe për çka kemi nevojë në politikë. Pastaj se cila politikë dhe cilat akte dhe veprime politike janë më të nevojshme dhe tepër të domosdoshme për ne. Tu japim më shumë rëndësi, pushtet dhe mundësi për më tepër ndikim e veprim njerëzve të Zotë dhe atyre me virtyte më të larta njerëzore. Këta le të jenë kryesorët në timonin e kombit e jo si para një muaji dallaverexhinjët, gënjeshtarët dhe matrapazët. Kombi rrugëtimin e vet politik duhet ta zhvillon me më pak rreziqe, sfida dhe nëpërkëmbëza.Kombit gjithmonë në udhëheqjen politike i duhen njerëz të mirë dhe të njerëzishëm. Të shpresojmë se kjo edhe do të ndodhë. Me matrapaz me gënjeshtar dhe me argat të hauj në udhëheqjen politike kurr nuk do të mbrrimë aty ku jemi përcaktuar të mbrrimë drejtë integrimeve përparimtare kombëtare dhe ndërkombëtare.