BallinaMaqedoni

Për pesë vite migrimi ka mbyllur 45 shkolla në Maqedoni

Për shkak të emigrimit masiv nga vendi, numri i shkollave fillore në Maqedoni ka rënë nga 1042 në vitin shkollor 2018/2019 në 1000 në vitin shkollor 2023/2024, sipas të dhënave të reja nga Enti Shtetëror i Statistikave, raporton Bloomberg Adria.

Siç transmeton portali lideri.mk, në të njëjtën periudhë, numri i shkollave të mesme u zvogëlua nga 138 në 135.

Në arsimin fillor nga viti në vit zvogëlohet numri i gjeneratës që vjen, si dhe numri i përgjithshëm i nxënësve. Numri i nxënësve të regjistruar në arsimin fillor në vitin shkollor 2023/2024 është 4,8 për qind më i ulët krahasuar me vitin 2013/2014”, njofton ESHS.

“Numri i nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm, në vitin akademik 2023/2024, krahasuar me vitin 2013/2014, është ulur për 22 për qind”, njofton Enti Shtetëror i Statistikave.

Një rënie serioze mund të vërehet edhe në arsimin e lartë. Nëse krahasojmë vitin shkollor 2013/2014 me atë aktual 2023/2024, rënia arrin në gati 10 për qind, ose 9.4 për qind./Lideri