October 6, 2024
BallinaMaqedoni

Ndërroi jetë Bilalli 24 vjeçar i cili u kidnapua në Hasanbeg dhe u detyrua të vetëdigjet!

Ndërroi jetë 24 vjeçari i cili u kidnapua në Hasanbeg dhe u detyrua të vetëdigjet, ja emri i tij!

Ka ndërruar jetë 24-vjeçari i cili u rrëmbye të enjten në lagjen Çento të Shkupit dhe u detyrua të vetëdjegjet. Gjatë ditës është kryer autopsia, e cila duhet t’u japë hetuesve një pamje më të qartë. Trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për varrim, raporton Sitel.

24-vjeçari me emrin Bilall, transmeton portali lideri.mk, është gjetur nga një punonjës policie në Aeroportin Ndërkombëtar. Më herët zjarrfikësit kanë vërejtur një zjarr në zonën industriale Qojlija dhe Bilalli ka hyrë në aeroportin e Shkupit me lëndime dhe djegie.

Ai i ka thënë policit se është transportuar me veturë nga fshati Hasanbeg në Qojlijë. Sipas njoftimit, siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme në atë kohë, disa persona e kanë detyruar që t’i vë flakën vetes dhe kanë ikur. Ai ka arritur të shuajë vetë zjarrin, i cili përfshiu edhe një objekt aty pranë.

Një i njohur i tij i afërt pranoi të fliste në kamera me Sittel, por kërkoi që identiteti i tij të mbetej i mbrojtur. Sipas versionit të tij, Bilallit i kishin borxh para, kështu që e joshën në një lokal, duke i thënë se ishin këtu për t’ia kthyer paratë, transmeton lideri.mk.

Për momentin nuk ka të dhëna nga autopsia e kryer, por të njohurit e tij pohojnë se ai është rrahur dhe mbajtur në kafaz.