Mickoski në SHBA takohet me Richard Grenellin
Kryeministri Hristijan Mickoski, ka njoftuar se gjatë vizitës së tij në SHBA ka realizuar takim edhe me Richard Grenellin, i cili ka qenë i dërguar i posaçëm i administratës së Donald Trampit për Ballkanin Perëndimor.
“Një darkë e frytshme dhe miqësore me Richard Grenell, një diplomat amerikan, ish-drejtor i shërbimit inteligjent amerikan dhe një ekspert i mirë i situatës në Ballkan. Ekonomia, energjetika dhe sundimi i ligjit, tema për thellimin e bashkëpunimit”, ka shkruar Mickoski.