Taravari: Seanca për zv/ministrat me 20 korrik
Arben Taravari nga koalicioni VLEN, konfirmoi që Garip Kaba do të jetë zëvendësdrejtor i ri i Doganave, ndërkaq për propozimet tjera pritet që qeveria të vendos gjatë javës që vjen. Taravari, gjithashtu njofton se seanca kuvendore për zgjedhjen e zëvendësministrave pritet të mbahet më 21 apo 22 korrik.
“Zotëri Kaba kaloi në kryesi të partisë do të jetë zëvendësdrejtor i Doganave të Republikës së Maqedonisë. Këtë javë, nëse kemi mbledhje të Qeverisë mbi gjysma e drejtorëve të VLEN-it do të emërohen. Kurse, zëvendësministrat me sa e di, më 21-22 korrik, mbahet seanca ku do të emërohen zëvendësministrat në të gjitha resorët”., tha Taravari.