October 5, 2024
BallinaMaqedoni

Riat Ali emërohet kryeshef i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë

Riat Ali, me vendim të Ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, është emëruar ushtrues detyre kryeshef I Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, përcjell TV21. Ali, ka një përvojë mbi 20 vjeçare në polici.

Ali do të zëvendësojë kryeshefin e deritanishëm Shefik Bajrami, i cili u emërua në këtë post në dhjetor të vitit të kaluar. Riat Ali, ka një përvojë mbi 20 vjeçare në polici. Fillimisht ka qenë pjesë e sektorit të uniformës, më pas ka qenë Inspektor Kundër Drogës dhe inspektor i lartë në Departamentin për krime të përgjithshme. Në ndërkohë, gjatë kohës së qeverisë teknike, u emërua këshilltar i lartë shtetëror i Ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski. Pranim dorëzimi i detyrës është bërë sot në zyrat e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.