Ibrahimi: Nuk dua të bëhem kryetar i Alternativës, por është kërkesë e shokëve dhe anëtarëve të partisë
Pushteti SDSM-SORAVIA-ASH a do të arrestojnë shitësin e e hartave të Maqedonisë së Madhe
Shkup, 4 korrik – Alternativa të shtunën me fillim nga ora 15:00 do të mbajë Kongres të Jashtëzakonshëm Zgjedhor në Kumanovë. Ky Kongres mbahet pas dorëheqjes së Afrim Gashit nga posti i kryetarit të partisë, pasi paraprakisht i njëjti u zgjodh kryetar i Kuvendit të RMV-së. Në Kongres pritet të zgjidhet edhe kryetari i ri i partisë. TV21 kontaktoi një nga emrat e përfolur për të parin e Alternativës, sekretarin aktual të partisë, Zeqirija Ibrahimi, i cili na tha:
“Unë nuk do të kandidojë. Sipas statutit të partisë, çdo delegat ka të drejtë të propozojë kandidat për kryetar. Ai kandidat pastaj duhet të sigurojë 10% të nënshkrimeve të delegatëve pjesëmarrës. Unë nuk dua të bëhem kryetar por është kërkesë e shokëve dhe anëtarëve të partisë”, tha mes tjerash Ibrahimi për TV21.
Ndryshe, emër tjetër i përfolur për kandidat të mundshëm për kryetar të partisë është edhe Bekim Sali, të cilin TV21 tentoi ta kontaktojë, por që ishte i pa qasshëm.