Opinion

Nuk ka legjitimitet me vota të vjedhura dhe të blera

Ejup Berisha

Profeti Muhamed, figura më emblematike e fesë islame pas një beteje të sukseshme të zhvilluar me bashkluftarët e tij në të cilën ishte arritur fitore ndaj palës tjetër i kishte pyetur bashkluftaret e tij se mos vallë kishte ndonjë të lënduar apo dhe ndonjë viktimë eventuale gjatë kohës sa ishte zhvilluar lufta. Ata i ishin pergjigjur pozitivishte me po, pra fatkeqsishtë gjatë betejës në fjalë ishte lënduar një civil apo një fëmijë i mitur. Profeti Muhamed thuhet se me këtë rast ishte dëshperuar tejmase dhe bashkluftarëve të vet u kishte thënë se beteja nuk paska rezultuar me fitore por me humbje.

Disa ish pushtetar shqiptarë, që gjatë kohë në Ballkanin Perendimor e kanë mbajtur pushtetin në duart e tyre dhe i kanë lënduar dhe i kane marrë në qafë shumë shqiptar me disfatat dhe dështimet e tyre në politikë, këta asnjëher nuk e kanë qarë kokën fare që të pendohen për qeverisjen e tyre të keqe dhe për demët dhe tragjedite e shumta që ua kanë shkaktuar qytetarëve sa kane qenë ne pushtet. Dhe çuditerishtë të njëjtët gjithmonë ato humbje dhe dështime i kanë llogaritur si fitore tejet të mëdhe të tyre. Dhe këta edhe përskaj këtyre fakteve gjithmonë insistojnë se e gëzojnë legjitimitetin në politike.

E legjitimiteti politik gëzohet në dy mënyra: 1.Me vullnet duke e pranuar natyrishëm atë qytetarët dhe 2. Me dhunë pra i njëjti mund që qytetarëve tu imponohet me mjete dhe me metoda të papranueshme. Legjitimiteti i imponuar me dhunë nuk mund të llogaritet legjitimitet e ai i pranuar natyrishëm nga qytetarët po është legjitimitet. Politikanët shqiptar në trojet shqiptare gjithmonë legjitimitetin e kanë imponuar me dhune, me shantazhe dhe me blerje votash. Për çfar legjitimiteti mund të flasin politikanët shqiptar që gjatë kohë kanë ndenjur në pushtet këtu në Ballkanin Perendimor kur mjete dhe metoda kryesore për sigurimin e tij i kanë pasur ato mjete dhe metoda që i përmenda më sipër në këtë tekst. Edhe Bashkimi Demokratik për Integrim në RMV kohëve të fundit po thirret në legjitimitet te qytetarët por udhëheqësit e këtij subjekti politik po harrojnë se ata atë legjitimitet gjatë kohë ua kanë imponuar qytetarëve shqiptar me mjete të papranueshme dhe të kundërligjshme. Dhe meqë këta i kanë zbatuar të gjitha keto mjete dhe metoda atipike për ta siguruar legjitimitetin atëher ata gjatë kohë në politikë nuk kanë qenë legjitim. Prandaj udhëheqësit e BDI-së në vend se të thirren në legjitimitetin e paqenë tani në opozitë le të pendohen për dhunën dhe mjetet e tjera të kundërligjshme që i kanë përdorur për ta bindur opinionin e gjërë se kanë gëzuar legjitimitet te qytetarët shqiptar. Këta gjithashtu duhet akoma më shumë të pendohen edhe për qeverisjen katastrofike dhe të këqijat që ua kane bërë shqiptarëve të RMV-se gjatë kohës sa kanë qenë në pushtet.