Maqedoni

Mexhiti: Ftojmë udhëheqësinë e BDI-së të pranojë realitetin si opozitë konstruktive

Lideri i LD Izet Mexhiti ka ftuar udhëheqësinë BDI që të pranojë realitetin. Në një postim në FB, Mexhiti poashtu ka kerkuar nga partia e Ahmetit të sillet si opozitë konstruktive.

“Ftojmë udhëheqësinë e BDI që të pranojë realitetin, të fillojë të sillet si opozitë konstruktive, ashtu siç sillen partitë normale politike në çdo vend të botës dhe këtë të nisë ta bëjë duke respektuar rregullin bazik të demokracisë që të respektohet rezultati zgjedhor, të respektohet shumica e re parlamentare dhe rregulla e 100 ditëshit të parë”, shkruan Mexhiti.