Shqipëri

Meta: Pesha e ndërtimit në Shqipëri 11.2% ose dy herë më e lartë se në rajon. Jemi të fundit në Ballkan për shërbimet dhe turizmin

Presidenti i PL, Ilir Meta ka komentuar gjatë konferencës së sotme treguesit ekonomikë të vendit duke iu referuar të dhënave të Eurostat për Rajonin.

Gjatë fjalës së tij Meta tha se, modeli ekonomisë shqipëtare mbetet i dominuar nga bujqësia,ndërtimi dhe importet.

Fjala e Metës:

Sot jam këtu për të vlerësuar edhe njëherë situatën skandaloze ekonomike në vënd,që lëxohrt shumë qartë në vetë strukturën e ekonomisë tonë, sipas edhe të dhënave të Eurostat-it për Rajonin tonë, për periudhën 2011-2022, ku del shumë qartë se Struktura ekonomike e Shqipërisë, nuk ka ndryshuar aspak, në kontrast të fortë më strukturën ekonomike të vëndeve të tjera fqinje. Pra del shumë qartë së modeli ekonomisë shqipëtare mbetet i dominuar nga bujqësia,ndërtimi dhe importet.

Pesha e bujqësisë është 21.3% dhe e ndërtimit 11.2% kur ndërkohë mesatarja e vendeve të rajonit në bujqësi është 9.4% dhe në ndërtim 6.7%. Ndërsa në mesataren europiane bujqësia zë 1.9% dhe ndërtimi 5.5%. p.sh pesha e bujqësisë në Maqedonin e Veriut është vetëm 9%., ndërsa në Shqipëri është 21.3% por në dallim nga Shqipëria, fuqia eksportuese e Maqedonisë së Veriut, në fushën e bujqësisë dhe të ushqimit është 3 herë më e lartë se sa ajo e Shqipërisë,për shkak të produktivitetit tepër të lartë dhe për shkak të mbështetjes të jashtëzakonshme që shteti u jep fermerëve në Maqedoni.

Shqipëria po kështu ka peshën më të ulët të industrisë .Ne Bosnjë – Hercegovinë pesha e industrisë është 25,1 %, në Kosoven fqinje është 24,7 %, në Serbi është 21,4%, në Maqedoninë e Veriut është 20 %.ndërsa në Shqipëri 13.4 % .pra as sa ngjysma e Bosnjës.

Edhe në sektorin e shërbimeve, meqënëse jemi dhe vend me potencial shumë të madh turistik, dhe bëhet një propagandë shumë e madhe, për arritjet në fushën e turizmit, del që jemi të fundit në rajon.
Shërbimet përbënin 54.1 % të vlerës totale të shtuar bruto në Shqipëri, ndërsa në Kosovë 55.8 %, pra më shumë se sa në Shqipërinë me det pafund.

Në Serbi mbi 60%, edhe Serbia pa det. 64.2 % në Bosnje, edhe Bosnja me 1 kilometër bregdet. 64.0 % në Maqedoninë e Veriut, edhe ata pa det, ndërsa në Malin e Zi që ka det është 75.8 %. Pra shërbimet në Shqipëri përbënin 54.1 % të vlerës totale të shtuar bruto, ndërsa në Malin e Zi fqinj, 75.8%. Pjesa e shërbimeve në vlerën e shtuar bruto në BE mesatarisht ishte 71,9 %.

Shqipëria siç e di gjithë bota ka peshën më të lartë të ndërtimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndaj dhe sipas censusit del që, këtu më shumë ka shtëpi dhe banesa, se sa banorë, jo familje.
Pesha e ndërtimit në Shqipëri është 11.2%, është 2 herë më e lartë se sa në Serbi, se në Maqedoninë e Veriut, se në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Malin e Zi.