Sela për Qeverinë e re: I mungon legjitimiteti dhe frikësohet nga fjala e lirë
I ftuar në DailyClick në TV21, Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela për Qeverinë e re tha se është jolegjitime dhe Qeveri që frikësohet nga fjala e lirë.
“Është një Qeveri që natyrisht që i mungon legjitimiteti dhe natyrisht që Qeveria u votua por Qeveri e cila frikësohet nga fjala e lirë nga ajo që kanë për të thënë ata që janë përfaqësues të popullit”, tha Ziadin Sela.