Kulturë

Kolosët e muzikës shqiptare u bënë bashkë në Dibër, Haxhi Maqellara, Arif Vlladi e Kastriot Tusha

Në Dibër të Vogël (Peshkopi) është mbajtur spektakël i madh me legjendat e muzikës popullore shqipe. Publiku dibran ka mirëpritur doajenin e folklorit shqiptar të ardhur enkas nga Amerika, Haxhi Maqellara, bashkë me Arif Vladin e Kastriot Tushën, që kanë performuar një paraqitje të rrallë, duke ngjallur nostalgji të thellë tek publiku.
Shoqëruar nga orkestra me instrumentalistët e përzgjedhur, Maqellara, Vladi e Tusha krijuan një atmosferë e cila i ka munguar moti kohë hapësirës folklorike në trojet shqiptare.
Për shkak të interesit të ngjallur te artdashesit anembanë, karvani folklorik i filluar në Peshkopi pritet të vazhdojë edhe në shumë qytete shqiptare.
Në organizimin e evenimentit ndihmuan edhe aktivistë të diasporës shqiptare nga Evropa e SHBA-të.

IMG_0418