Taravari: Spitali i Tetovës, prioritet i ministrisë së Shëndetësisë
SPITALI I TETOVËS, PRIORITET I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË
Një nga prioritetet e ministrit të ri të Shëndetësisë, do të jetë Spitali i Tetovës dhe investimet në të. Pos investimeve në aparaturë dhe burime njerëzore, ministri i shëndetësisë Arben Taravari tha se po shqyrtojnë edhe mënyrat për të parandaluar përmbytjet e shpeshta në spitalin e Tetovës.
“Si një prej prioriteteve padyshim është spitali klinik i Tetovës. Mendoj se periudhën e ardhshme duhet të përqendrohemi këtu…Besojmë dhe urojmë të mos ketë dëmtim të aparaturës, por duhet të mendojmë si ta parandalojmë që në të ardhmen mos të ndodhin këto. Kemi disa opsione, një t’i lëvizim aparatet në katin e parë të qendrës urgjente. Mënyra e dytë, të bëhet pengesë që mos të mund të depërtojë uji, izolim”, tha Taravari./tvklan.mk