September 28, 2024
Maqedoni

Në Tetovë do të shënohet 355 vjetori i Universitetit të Zagrebit nga ish studentët e tij

INFORMATË
Ne ish studentët e Universitetit Zagrebit e Kroacisë,ju njoftojmë se do të festojmë 355 vjetorin e themelimit të Universitetit Zagrebit, pra një ndër Universitetet më të vjetra në Evropë i themeluar në vitin 1669. Ne ish studentët shqiptare nga Tetova e rethina të të gjithë gjeneratave jemi krenarë që kemi studjuar në këtë Universitet me renome botërore me shumë kujtime të bukura që na ka pritë me dyer të hapura ditë e natë. Manifestimi dhe darka organizohet me 1 korrik 2024 (e hënë) në ora 20.00 në hotelin ” Lirak “Tetovë. Pra, do të jetë një ndejë e darkë solemne, takim miqesor . Në kete organizim do te evokohen kujtime nga jeta studentore dhe do te flitet per vlerat, mikpritjen vllazërore dhe kushtet e studimeve në këtë Universitet me theks të veçant kontributi i kuadrove shqiptare në shumë fusha të jetës shoqërore, politike, ekonomike, kulturore,diplomaci, të cilët janë shkolluar në Universitetin e Zagrebit.Ky do të jetë takim tradicional çdo vit.

Për detaje të tjera, mund të shkruani në inbox te Koordinatori: DAIM ILAZI
Në pritje te konfirmimit tuaj !Sipas listës preliminare jemi te diku afor 50 ish student nga Tetova e rethina.
Me Respekt
Këshilli organizativ:Daim ILAZI, Azem Ejupi, Shaban Bajrami, ILAS Baftjari dhe Zija Qamili.