Maqedoni

Siljanovska pret që përbërja e re qeveritare të punojë në përputhje me interesin kombëtar maqedonas dhe në interes të qytetarëve

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova ka pritur në takim kryeministrin e ri, Hristijan Mickoskin dhe ministrat të cilët sot morën funksionet në kuadër të Qeverisë së re, transmeton TV21.

Në njoftimin e Kabinetit të Siljanovskës, thuhet se presidentja pret që përbërja e re qeveritare ta realizojë në mënyrë të ndershme dhe me përgjegjësi programin e punës.

“Presidentja shprehu pritshmëri që përbërja e re qeveritare, ta realizojë me përgjegjësisë dhe me nder programin e punës, në përputhje me interesat nacionale maqedonase dhe interesit të qytetarëve”, thuhet në njoftim.