Në Sarajevë fillon konferenca e madhe POINT, portali Lideri.mk në mesin e mediave të ftuara
Në Sarajevë sot ka filluar edicioni i dymbëdhjetë i Konferencës POINT, që do të zhvillohet deri më 26 qershor. Duke u mbështetur në suksesin e konferencave tona të mëparshme, POINT 12 premton të jetë një ngjarje dinamike dhe tërheqëse që bashkon një komunitet aktivistësh, novatorësh dhe ndryshimi nga rajoni dhe e gjithë bota.
Konferenca ka bë bashkë më shumë se 250 aktivistë, pjesëmarrës, folës, donatorë, përfaqësues të komuniteteve të biznesit dhe medias dhe OJQ-ve, partnerë dhe miq nga e gjithë bota. Në mesin e mediave të ftuara është edhe ekipi i portalit Lideri.mk nga Shkupi.
“Jemi të nderuar me ftesën për të qenë pjesë në këtë konferencë, sepse është mundësi e mirë të vazhdojmë të eksplorojmë ide të reja, të nxisim debate dhe të formojmë të ardhmen së bashku në kryqëzimin e teknologjisë, shoqërisë dhe politikës”, thotë redaktori i Lideri.mk, Qerim Bajrami, i cili nga afër po përcjell këtë konferencë dhe aktivisht po mer pjesë në kuadër të saj.
Konferenca POINT organizohet nga OJQ “Zašto ne” (Shoqata e Qytetarëve – “Pse jo”), në partneritet me rrjetet ACTION SEE dhe SEE Check, si dhe Qendrën Antidezinformative të Ballkanit Perëndimor. Ajo mbështetet nga National Endowment for Democracy (NED), Fondi Ballkanik për Demokraci, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur në Ballkanin Perëndimor dhe Komisioni Evropian përmes Programit Tematik për Organizatat e Shoqërisë Civile.