BDI me meritë në opozitë!
Shkruan: Ejup Berisha/Ekspert-Politolog
Bashkimin Demokratik për Integrim në opozitë nuk e dërgoi vetëm VLEN-i por edhe SHBA-të dhe Perendia. Prandaj BDI në opozite do të jetë jo me tendencë të dikuj por me merite.Askush nuk i ka faj këtij subjekti politik i njëjti vet ja ka bërë vetes.Askush nuk mund ti bëj keq askuj nëse dikush nuk e meriton një veprim që i bëhet. Vlen-i është e vërtetë se në zgjedhjet e fundit Parlamentare të muajit maj i morri shumë autoritet dhe mbështetje politike BDI-së te zgjedhësit shqiptar që është shumë e natyrshme dhe e arsyeshme duke e pasur parasyshë çasjen jo të drejtë dhe jokorrekte të BDI-së ndaj çdo gjëje që është shqiptare këtu në RMV. Nuk mund dhe nuk është korrekte qe të qeverisësh ne emër dhe me bekimin e shqiptarëve dhe tërë kohës ti bishtnosh, ti shtrembërosh si edhe ti anashkalosh kërkesat, nevojat dhe dëshirat e domosdoshme të shqiptarëve të vendit në skenën politike.
BDI në vitin 2002 e mori përsipër zbatimin e Marrveshjes së Ohrit por asnjëher atë nuk e zbatoi si dhe sa duhet këtë marrëveshje. Ajo në saje të saj fitoi në shumë cikle zgjedhore por kot BDI asnjëher nuk i zbatoi si duhet as shtyllat kryesore të saja. E ato ishin zyrtarizimi i gjuhës shqipe, përdorimi adekuat i simboleve kombëtare shqiptare si dhe përfaqsimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore dhe publike. Kështu BDI edhe pse parashihej me marrëveshjen e Ohrit nuk e zyrtarizoi gjuhën shqipe si duhet, ajo nuk insistoi të ketë përdorim të realtë dhe adekuat të simboleve kombëtare shqiptare në shtet. Përfaqsimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve nëpër institucione shtetërore dhe publike BDI e përdori apo më saktë thënë e keqpërdori për të punësuar kryesishtë militant partiak në vend të dhënies së të drejtës dhe mundësive për përfaqsim të të gjithë shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe publike pavarsishtë se cilit subjekt politik i takojnë ata apo dhe atyre shqiptarëve që janë a-politik.
BDI-në nuk e ka pasur inat askush por ajo është viktimë e veprimeve të papjekura dhe të pamatura të saja në skenën çëndrore politike. Pra në rastin e BDI-së askush nuk ka tendence që ta dërgon ate në opozitë. Por si duket udhëheqësit e këtij subjekti politik fluturuan shumë lartë me mend saqë u desht që dikush tu thotë boll u bë më keni për të shkuar në opozitë. E në të BDI duhet ti analizoj lëshimet, gabimet dhe lëshimet e shumta dhe tendencioze që i kanë bërë udhëheqësit e këtij subjekti politik gjatë njëzet e dy viteve të qëndrimit në pushtet. Derisa BDI të kthjellet dhe të vetëdijsohet Populli shqiptar do të duhet të merr më lirshëm frymë me VLEN-in në pushtet.