Kosovë

Presidentja Osmani uron kryetarin e Ulqinit: Shqiptarët popull shtetformues në Mal të Zi!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Genc Nimanbegun për emërimin e tij si kryetar i Ulqinit.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani thotë se Ulqini është një shtëpi e dytë për kosovarët, dhe thekson se Mali i Zi do të ketë përkrahje të pakursyer nga Kosova, njofton Klankosova.tv.

“Urime të përzemërta Genci Nimanbegu për marrjen e detyrës së re si kryetar i komunës së Ulqinit.

Ulqini përherë është jo vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët, duke manifestuar bujarinë e pakursyer.

Si vëllezërit e motrat tona, por edhe duke qenë popull shtetformues në Mal të Zi, shqiptarët në këtë shtet do ta kenë përkrahjen tonë të pakursyer”, ka shkruar Osmani.