BallinaMaqedoni

Kuvend, ka filluar seanca për votimin e Qeverisë së re

Në Kuvend ka filluar seanca plenare për zgjedhjen e qeverisë së propozuar nga mandatari dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Mickoski pritet të sqarojë programin dhe propozimin për përbërjen e qeverisë, pas së cilës duhet të fillojë debati për propozimin.

Sipas Rregullores së Kuvendit, seanca është paraparë të zgjasë maksimumi dy ditë, përkatësisht të përfundojë më së voni deri në mesnatën e nesërme.

Qeveria do të zgjidhet nëse pro votojnë shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve.