Maqedonia merr hua 1 miliardë euro me kamatë të ulët rekorde prej 3 për qind
Huaja prej një miliardë eurosh që qeveria e re e Maqedonisë do të marrë nga Hungaria është më e madhja që qeveria e Budapestit i ka dhënë ndonjëherë ndonjë vendi që kur Viktor Orbán mori pushtetin.
Ministri i ardhshëm i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikoloski nga partia VMRO-DPMNE konfirmoi se Qeveria e re, votimi i së cilës është caktuar për nesër, do të marrë një miliard euro hua jashtë vendit.
Ai tha se kredi nuk do të merret nga Kina por nga një vend i BE-së.
“Kemi vendosur për këtë hap sepse normat e interesit të institucioneve ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar janë aktualisht mbi 5 për qind”, thotë Nikoloski.
Norma e interesit për kredinë nga Hungaria është rreth 3 për qind.