Mexhiti takon “çlirimtarin” e Kosovës, gjeneralin Weslie Clark
Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti pasditen e sotme është takuar me gjeneralin Wesley K. Clark. Këtë e bëri të ditur Mexhiti në rrjetin social Facebook. Mexhiti shkrua: “Si zëvendëskryeministër i parë i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut, përfaqësova jo vetëm koalicionin VLEN, por edhe ndjenjat dhe respektin e thellë që populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut ka për gjeneralin Clark. Ai është një personazh që ka fituar zemrat tona përmes vendimeve të tij të guximshme dhe lidershipit të tij të jashtëzakonshëm gjatë periudhës kritike të Luftës së Kosovës”.
Tutje kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti potencon se gjatë takimi kanë biseduar edhe për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara për popullin shqiptar dhe Maqedoninë e Veriut.
“Një nga momentet më të veçanta të takimit ishte kur gjenerali Clark foli për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara për popullin shqiptar, dhe për Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi se uniteti dhe bashkëpunimi, janë çelësi për një të ardhme të ndritur dhe të suksesshme. Ky mesazh ishte shumë i rëndësishëm për mua, tash në kohën kur po e themelojmë qeverinë, duke na kujtuar se puna dhe përpjekjet tona për stabilitet dhe prosperitet duhet të vazhdojnë pandërprerë.
Pjesa tjetër e bisedës u përqendrua në të ardhmen e vendit tonë dhe në mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm. Ne u dakorduam për rëndësinë e zhvillimit ekonomik, dhe të sigurisë në rajon”, ka shkruar Izet Mexhiti – kryetar i Lëvizjes Demokratike.