Arrestohen dy kumanovarë me tre lloje të drogave
Me datë 16.06.2024 në ora 04:00 në Qendrën Përkujtimore në fshatin Pelincë, komuna e Nagoriçanit të Vjetër, nga ana e punonjësve policorë nga Seksioni për Trafikim të Paligjshëm me Drogë dhe Armë pranë MPB-së Kumanovë, janë arrestuar D.K (29) dhe A.P.(22), të dy nga Kumanova. Me rastin e arrestimit atyre u gjetën tre lloje të drogave: kokainë, heroinë dhe tableta, transmeton Lideri.mk.
“D.K. dhe A.P. janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, njoftoi MPB./Lideri