Shqiponjat me rekord në Euro 2024, por pikët i merr Italia
Shqipëria e ka nisur me humbje kampanjën në Euro 2024, pasi u mposht nga Italia me rezultat 1-2.
Kombëtarja shqiptare fillimisht kaloi në epërsi me anë të Nedim Bajramit, pas 23 sekondave.
Goli i Bajramit ishte më i shpejti në histori të Kampionateve Evropiane.
Ndërsa Italia u kthye në lojë me anë të Alesandro Bastoni, duke e barazuar rezultatin në minutën e11’.
Ndërkohë golin e barazimit e realizoi Nicolo Barella, në minutën e 16’ Me këtë rezultat u krye pjesa e parë.
Ndryshim të rezultatit nuk pati në pjesën dhe në fund ndeshja përfundoi në favor të italianëve. /Klankosova.tv.
FT: Itali – Shqipëri 2-1
90′ Përfundon ndeshja
45+3 Është mbyllur pjesa e parë me epërsinë e Italisë. Fillimisht shqiptarët kaluan në epërsi me anë të Nedim Bajramit. Ndërsa italianët e përmbysën rezultatin me anë të Bastoni dhe Barellas.
17’, Nicolo Barella e ka dërguar në epërsi Italinë, me një goditje të fuqishme.
11’ Italia e ka barazuar rezultatin me anë të Alessandro Bastonit, pasi u shërbye mirë nga Lorenzo Pellegrini.
1’ Shqipëria ka kaluar në epërsi me golin e Nedim Bajramit. Bajrami me një goditje të fortë e gjeti golin.