Maqedoni

Nga mesnata, shtrenjtohen derivatet e naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,13 % në raport me vendimin e datës 13.6.2024, përcjell TV21.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 1,951 %, te nafta për 4,759 %, te vaji ekstra i lehtë për 4,784 % dhe
te mazuti për 1,060%.

Nga data 15.6.2024, ora 00:01 çmimet e derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 80,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 82,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 73,50 (denarë/litër)
Vaji për Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 72,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 43,639 (denarë/kilogram)

Çmimet e shitjes me pakicë të Eurodizelit dhe të vajit ekstra të lehtë rriten për 2 denarë.

Ndërkaq çmimet e shitjes me pakicë të Eurosuper BS – 95 dhe të Eurosuper BS – 98 dhe të mazutit – nuk ndryshohen.