Meta takim me ish kryeministrin turk Dautogllu: Biseduam për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës!
Gjatë vizitës zyrtare në Turqi, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka realizuar l takim edhe me ish kryeministrin turk Ahmetj
Dautogllu, ku mes tjerash është biseduar edhe për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës!
“Kënaqësi të pritesha në selinë e Partisë “E Ardhmja” nga Lideri i saj, Prof.Ahmet Davutoğlu.
E falenderova për kontributin e tij historik në mbështetje të Pavarësisë të Kosovës dhe njohjeve të saj si ish-Ministër i Jashtëm dhe ish-Kryeministër i Turqisë.
Në këtë moment të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës vlerësuam se sa shumë i ka shërbyer pavarësia e Kosovës stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë”, ka deklaruar ish presidenti Meta pas takimit me Dautogllun.
Ata kanë theksuar edhe rëndësinë e forcimit të gjithanshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe rëndësinë jetike të reformave europianizuese.
“Ramë dakord për forcimin e marrëdhënieve midis dy partive tona dhe rëndësinë e rritjes të kontributit të opozitave në të dy vendet për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, si bazë jetike për mirëqenien e qytetarëve tanë!”, deklaroi Meta, duke njoftuar për takimin e tij me ish kryeministrin turk, Ahmet Dautogllu.