Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta takime të rëndësishme në Turqi
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po qëndron në Turqi, ku ka realizuar takime të rëndësishme. Meta për këto takime ka njoftuar përmes rrjeteve sociale.
“Kënaqësi të pritesha sot nga Lideri i Partisë “Deva”, z.Ali Babaxhan në selinë e kësaj partie.
Së bashku shprehëm vendosmërinë për forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona, por edhe midis dy partive.
E urova z.Babaxhan për fitoren e zgjedhjeve vendore nga opozita dhe vlerësova vizionin e tij për fuqizimin e demokracisë dhe vlerave europiane.
Turqia ka nevojë për një personalitet të tillë me vizion për demokracinë dhe ekonominë!”, ka shkruar Meta në faqen zyrtare në Facebook pas takimit me Babaxhan.