October 5, 2024
Maqedoni

Aksidentohet mjeku i njohur nga Gostivari

Aksidenti në Gostivar, njëri nga të aksidentuar është mjeku i njohur nga Gostivari
Në aksidentin e ndodhur rreth orës pesë të mëngjesit në hyrje të fshatit Turçan të madh, në makinën që ra në shtratin e lumit ka qenë mjeku i njohur nga Gostivari dhe ish drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi, njofton Flaka

Gjendja e tij shëndetësore, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Klinikat e Shkupit.

”Njëri pasagjer është transferuar urgjentisht në Klinikën e Shkupit. Pacienti ka pasur thyerrje fraturash por është jashtë rrezikut për jetë”, njoftoi për Flaka mjeku kujdestar në njësinë e urgiencës në Spitalin e Gostivarit.

Shoqëruesi i tij, ka kalaur me lëndime më të lehta trupore, por është mbajtur për mjekim të mëtejshëm në Spitalin e Gostivarit.

”Pasagjeri tjetër nuk ka lëndime të themsuara por ndjen dhimbje trupore dhe është mbajtur në Spital për ekzaminim dhe monitorim të gjendjes shëndetësore”, tha mjeku kujdestar.