Maqedoni

Asani: Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett është mik i shqiptarëve!

Drejtori i ITSHKSH-së në Shkup, Skender Asani me një përshkrim ka uruar kryeministrin e ri të Izraelit Naftali Bennett, të cilin e konsideron se është mik i popullit shqiptarë. Ndryshe Asani sëbashku me ish-ministrin e Arsimit, Arbër Ademi, kanë takuar kryeministrin Bennet gjatë një vizite në vitin 2018 në Izrael, përcjell INA.

Ja edhe postimi i plotë:

“Kryeministër i ri i Izraelit është zgjedhur, Naftali Bennett, të cilin patëm rastin ta takojmë gjatë një vizite të frytshme në Izrael në vitin 2018 – në Knesset Jerusalem. Gjatë atij takimi ai shprehu mirënjohje për kontributin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pat premtuar se marrëdhëniet në mes të shtetit të Izraelit e Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarëve në Ballkan do të zhvillohen në frymën e një mirëkuptimi miqësor. Z. Bennett do të drejtojë qeverinë e krijuar nga koalicioni opozitar deri në shtator 2023 dhe më pas do t’ia dorëzojë postin e kryeministrin aleatit Yair Lapid. I urojmë atij shumë suksese në drejtimin e qeverisë së shtetit të Izraelit”, ka shkruar Asani. (INA)