Maqedoni

Vetëvritet një person në burgun e Kumanovës (Foto)

Usein Rashidov, i cili vitin e kaluar vrau brutalisht Tankica Mlladenovskën nga Koçani, sot në mëngjes është gjetur i vdekur në qelinë e paraburgimit.

Nenad Cvetkoviq, drejtor i Burgut të Kumanovës në fshatin K’shanjë, konfirmon për MPB-në informacionin se trupi i të dënuarit është gjetur rreth orës 6:00.

Siç transmeton portali lideri.mk, Cvetkoviq tregon se janë njoftuar Prokuroria Publike dhe Gjykata, ndërsa trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.

Rashidov u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen brutale të kryer, sepse vrau me thikë Tankicën vitin e kaluar duke i shkaktuar 40 plagë me thikë./Lideri