Shqyrtohet mundësia që Ligji i shtetësisë të miratohet me flamur evropian
Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se për momentin janë duke shqyrtuar nëse Ligji i Shtetësisë është ose jo në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian, dhe nëse të njëjtin mund ta lëshojnë për votim në Kuvend me procedurë të përshpejtuar, duke vendosur flamurin e BE-së mbi ligjin.
Zoran Zaev, kryeministër i vendit
“Për momentin po e analizojmë se a mundet të tërhiqet dhe të lëshohet me flamur evropian, përderisa mundet, sigurisht sipas direktivave apo rregullativave të caktuara të Bashkimit Evropian, nëse ekziston një mundësi e tillë, për ne nuk është problem edhe nëse Ligji është i propozuar në Kuvend nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, sepse jemi marrë vesh sëbashku, ndërsa jemi në shqyrtimin që të njejtin ta lëshojmë me falmur evropian, por, kjo për momentin po diskutohet me shërbimet profesionale”
Ndërkaq, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, përsëritën qëndrimin e tyre se janë serioz në këtë Ligj dhe nuk do të tërhiqen, ndërsa shtuan se janë në bisedime me faktorët dysh në politikë me kryetarin e komisionit dhe presin dita ditës të thirret komisioni
Syrija Rashiti, deputet nga radhët e koalicionit AAA-ASH
“Ne bëjmë apel që debati në komision të vazhdojë, apeloj edhe deri tek kryetari i komisionit që ta thirrë komisionin të vazhdojë debati, njëherit apelojmë tek të gjitha subjekteve politike në kuvend që të heqin dorë nga bllokada e Ligjit të kenë qasje konstruktive, ta lexojnë Ligjin drejtë dhe jo mbprasht dhe të japin kontribur konstruktiv që ky ligj të kalojë”
Ata gjithashtu u shprehën të gatshëm t’i shoqërojnë të gjitha mundësit tjera alternative të cilat i parasheh rregullorja e Kuvendit për të kaluar një ligj të tillë, ndërsa janë të bindur se me këtë Ligj bëhet harmonizimi i të drejtës evropiane dhe mundësia që i njëjti të shqyrtohet me falur evropian.