September 28, 2024
Maqedoni

Bekim Sali: Ky është vetëm fillimi, do të rikonstruohet çdo rrugë e Çarshisë

Bashkë me Izetin, shoqëruam sot kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiun, gjatë nisjes së punimeve për konservimin dhe restaurimin e kalldërmit në rrugën Papuxhiska në Çarshi të Vjetër. Visari na njoftoi se në këtë rrugë, me sipërfaqe prej 350m2, po instalohen pajisjet urbane që i duhen Çarshisë. Ky është vetëm fillimi, sepse planifikohet të rikonstruohet çdo rrugë e Çarshisë.

Ndryshimi do t’i përfshijë edhe komunat, me pakot financiare vjetore që do t’i ndajë Qeveria VLEN.

Punë të mbarë!