Petrovska, Filipçe dhe Despotovski do të paraqesin kandidaturat për kryetar të LSDM-së
Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti aktual Venko Filipçe dhe ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja aktuale Sllavjanka Petrovska sot pritet të paraqesin kandidaturat për kryetare të LSDM-së.
Drejtori aktual i ZZHTI-it, Jovan Despotovski, poashtu do të paraqesë kandidaturën e tij pas prezantimit të programit të tij sot para mediave.
“Fillim i ri, LSDM e re është programi me të cilin po kërkoj mbështetje për kryetarin e LSDM-së. Fokusi i këtij programi janë njerëzit. Ky program bashkon, jo favorizime, dhe në të cilin do të ketë vend për të gjitha propozimet dhe idetë e njerëzve që do të investojnë sinqerisht në LSDM-në e re për të ndërtuar integritetin dhe për të fituar vendin që meriton”, thuhet në ftesën për konferencën për shtyp të Despotovskit.
Si kandidat i mundshëm për pozitën udhëheqëse në LSDM në media është përmendur edhe drejtori aktual i Drejtorisë doganore, Stefan Bogoev, por deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.