Pas vrasjes së policit, Gjermania në kërkim të shtetasit serb nga Prishtina që bëri thirrje për sulme tjera
Autoritetet gjermane janë në kërkim të një shtetasi serb, i lindur në Prishtinë, me dyshimin se ka bërë thirrje për sulme të reja në Gjermani, pas rastit të ndodhur në Mannheim javën e kaluar.
DW ka raportuar të martën se Muhamed R., 35-vjeçar, është identifikuar, por ende s’dihet vendndodhja e tij, derisa thirrjet për sulme i ka bërë në rrjetin social TikTok.
Mediumi Der Spiegel ka raportuar ditë më parë se i dyshuari është prej kohësh në shënjestër të autoriteteve gjermane për shkak të postimeve me përmbajtje islamiste dhe antisemite. Ai kishte bërë thirrje edhe për të shkuar në luftë në Izrael.
Në qytetin Mannheim të Gjermanisë një person i quajtur Suleiman A., 25-vjeçar, kishte sulmuar me thikë organizatorët e manifestimit të lëvizjes anti-islamike, Pac Europe, duke i plagosur disa persona, përfshirë edhe kritikun e njohur, Michael Stirzenberger.
Ai më pas e ka goditur për vdekje edhe një zyrtar policor. Sulmi përfundoi pasi një polic tjetër e qëlloi sulmuesin.