Shqipëri

Tragjedi e rëndë, humbi jetën 17 vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë është shënuar në Itali, mbrëmjen e djeshme ku një 17-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pas një aksidenti me motorr.

Sipas mediave italiane, Alen Karaboja, është me origjinë shqiptare, por i lindur në Valcamonica ndërroi jetë pasi u përplas me një mur në Bienno, të Valcamonica, teksa drejtonte motoçikletën.
Në të njëjtën motoçikletë me të si pasagjer, ishte edhe një shok i tij një vit më i vogël, me origjinë marokene, i cili mbeti i plagosur.

Sipas hetimeve të kryera nga policia, shqiptari kishte qenë në një festë ditëlindjeje me miqtë e tij, para se të ndodhte aksidenti.
Ai u transportua me ambulancë ajrore në spitalin Civil në Brescia, por nuk ia doli që të mbijetojë.